fondihumanitar@gntc-ks.com

HISTORIA JONË

GNTC Fondi Humanitar

  • U themelua në vitin 2017 nga familja Kadriu që janë edhe pronarë të kompanisë GNTC Gorenje Niti Tiki Company (“GNTC group” sh.a.).
  • Themelues janë të gjithë anëtarët e familjes Kadriu, duke filluar nga:

  • I   Aqif dhe bashkëshortja Salije, (Gjenerata e parë)
  • II   Zijush, Fatmire, Fatmir, Sevime (Gjenerata e dytë) si dhe
  • III   Ermira, Rinor, Rinit, Blenda, Florina, Natyra, Agan dhe Nart. (Gjenerata e tretë)

  • Arsyeja pse familja Kadriu vendosi të themelojë GNTC Fondin Humanitar, është pasi që ka pasur shumë kërkesa në kompani për ndihmë nga persona të ndryshëm me nevoja për shkaqe shëndetësore ose kushteve të vështira jetësore.

  • Kush e ndihmon GNTC Fondin Humanitar:

  • GNTC Gorenje Niti Tiki Company (“GNTC group” sh.a.) çdo muaj ndanë një vlerë të caktuar;
  • Punëtorët e kompanisë GNTC Gorenje Niti Tiki Company (“GNTC group” sh.a.), nga pagat e tyre mujore;
  • Disa nga partnerët tanë kontribojnë me vetë dëshirë në xhirollogarin e GNTC Fondit Humanitar
  • Të tjerë që kanë vullnet të mirë.

  • Gjithashtu bordi i kompanisë mori vendim që të gjitha investimet që bëhen dhe faturat që lëshohen në emër të kompanisë GNTC Gorenje Niti Tiki Company (“GNTC group” sh.a.), punëkryesi të kontribojë 3% të vlerës së faturës në llogarinë bankare të fondit.

  • Llogaria bankare e GNTC Fondit Humanitar është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribojnë dhe të ndihmojnë personat në nevojë. Asnjë kontribut ose ndihmë nuk pranohet nëse nuk është përmes llogarisë bankare të fondit.

  • Ndihmat shpërndahen sipas nevojës që vlerësohen nga bordi i GNTC Fondit Humanitar përmes bankës.

  • Të gjithë ata që ndihmojnë dhe kontribojnë në fond, i kanë dyert e hapura për ndihmë në rast nevoje për vete ose për dikë tjetër që e vlerësojnë që është e nevojshme.

  • Është e lehtë dhe e mundur për dikë të ndihmojë sipas mundësisë, mirëpo është e pamundur për dikë në nevojë të madhe që të zgjidhë problemin pa kontributin e të tjerëve. Kontribo edhe ti që të ndihmojmë shumë të tjerë në nevojë.

  • Sot unë, nesër ti ke nevojë për ndihmë! Pa dhënë nuk mund të marrësh!

Pse të ndihmojmë?

Miliona njerëz japin për bamirësi për efektin pozitiv shpirtëror që kanë në jetën e tyre. Dhurimi mund të jetë i dobishëm edhe për ju! Po ashtu inkurajoni shokët dhe familjen tuaj të bëjnë të njejtën gjë.

Misioni jonë

Së bashku të kujdesemi për njëri-tjetrin!

Vizioni jonë

Ti japim shpresë fëmijëve, të rinjve, dhe personave me nevojë ku do që janë!